Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kontrollit të një furgoni që kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, janë gjetur mbi 9,500 çipsa, 700 pashteta dhe 750 konserva gullashi, me vlerë të vlerësuar mbi 5 mijë euro.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa rasti është proceduar te Dogana e Kosovës.


