Lajme

Mbeturinat problem për Prishtinën, Rama tregon çfarë po e pengon komunën

08/26/2026 12:57
nga:L J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se grumbullimi i mbeturinave në kryeqytet aktualisht nuk është në nivelin e duhur.

Rama ka bërë të ditur se për këtë çështje kanë diskutuar edhe në takimet e zhvilluara, ndërsa ka njoftuar se nesër do të zhvillohet një takim me kryetarët e komunave të tjera.

“Faktikisht, i diskutualim shumë çështje. Pika kyçe, normal, grumbullimi i pastrimit, po thosha grumbullimi i mbeturinave në kryeqytet. Treguam që për momentin nuk është në nivelin e duhur. Ne kemi organizuar po ashtu edhe një takim tjetër nesër me kryetarët e komunave të tjera, sepse disa prej kryetarëve të komunave të tjera veç kanë filluar, kanë marrë faktikisht procese të tjera, i kanë shtyrë disa procese të tjera më përpara”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se një nga problemet kryesore lidhet me përfaqësimin e Komunës së Prishtinës në ndërmarrjen “Pastrimi”.

“Një problem kyç që e kemi është që Prishtina është aksionare në ‘Pastrim’ me 77.6% dhe përderisa e ka vetëm një anëtar në bord, pra e përfaqëson Prishtinën vetëm një anëtar i bordit prej katër vetave sa janë, përderisa komunat e tjera që janë shumë më të vogla e përfaqësohen vetëm nga një anëtar. Edhe kjo rireformim na pamundëson ne si, neve si kryeqytet me ndërmarrë masa të cilat janë më se të nevojshme për me e mirëmbajtur pastrimin”, ka thënë ai.