Lajme

Dalin detajet e para nga krimi në Prizren, çifti ishin vetëm në shtëpi

08/26/2026 12:50
nga:Genita C

Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, 81-vjeçar, në shtëpinë e tyre në Prizren.

Policia ka deklaruar për GazetaBlic se në momentin e ngjarjes, çifti ishin vetëm në shtëpi.

Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit, ndërsa 81-vjeçari pas arrestimit, është ndaluar për 48 orë.

Vrasje e rëndë në Prizren: 80-vjeçarja gjendet pa shenja jete, dyshohet se u vra nga bashkëshorti 81-vjeçar