Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 61 aktakuza ndaj 71 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit 24-orësh, me urdhër të prokurorëve janë ndaluar 10 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Po ashtu, janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.
Nga të dhënat e publikuara, numri më i madh i aktakuzave është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, me 23 aktakuza ndaj 29 personave, pasuar nga Prishtina, me 15 aktakuza ndaj 17 personave dhe Gjilani, me tetë aktakuza ndaj nëntë personave.
Në Prokurorinë Themelore në Ferizaj janë ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave, në Gjakovë tri aktakuza ndaj tre personave, ndërsa në Pejë dy aktakuza ndaj dy personave dhe në Mitrovicë dy aktakuza ndaj tre personave. Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi.
Sa i përket ndalimeve, katër persona janë ndaluar në Prishtinë, dy në Prizren, një në Pejë, një në Gjakovë dhe dy në Mitrovicë.
Ndërkaq, kërkesat për caktimin e paraburgimit janë parashtruar nga Prokuroria Themelore në Prizren për një person, nga Gjakova për një person dhe nga Ferizaj për dy persona.


