Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar 331 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara, pacientët janë trajtuar në njësitë përkatëse të Qendrës Emergjente.
Në Reanimim janë trajtuar 79 pacientë, ndërsa në Emergjencën Internistike 111 pacientë. Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 56 pacientë, kurse në Emergjencën Ortopedike 62 pacientë.
Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 23 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe tre persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 25 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Gjatë së njëjtës periudhë, në klinika të ndryshme të QKUK-së janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim.
Qendra Emergjente ka bërë të ditur se puna po vazhdon pandërprerë, me qëllim ofrimin e kujdesit dhe shërbimeve të nevojshme për pacientët.


