Analisti politik Gëzim Kasapolli ka komentuar rastin e Fatmir Shehollit, duke thënë se aktiviteti i tij ka qenë i njohur publikisht dhe se ai ka qenë një “sekret publik” në skenën politike.
Duke folur në emisionin “Click” të RTV21, Kasapolli tha se Sheholli është një prej akterëve që, sipas tij, ka vepruar hapur dhe se shumë njerëz kanë qenë në dijeni për aktivitetin e tij.
“Fatmir Sheholli është thjesht një akter, i cili e ka bërë edhe në mënyrë publike (spiunazhin), të gjithë e kemi ditur. Ka qenë një sekret publik se kush është Fatmir Sheholli”, tha ai.


