Deputeti Ermal Sadiku ka treguar preferencën e tij për kandidatin për president.
I ftuar në emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, Sadiku ka thënë se preferon që në postin e presidentit të zgjidhet një grua që kupton nga teknologjia.
Ai ka marrë si shembull profilin e Mira Muratit.
“Kisha pas qejf me qenë një grua që din me fol për teknologji dhe besoj se ka njerëz të tillë. Kisha pas qejf me qenë një person sikurse Mira Murati e cila ka njohuri politike dhe dëshiron me u marr me atë punë. Një person që hap dyer me u taku me Elon Musk e Bill Gates. Kishte me qenë një simbol interesant i Kosovës së ardhmes e jo të kaluarës. Një person që shkon në cilëndo konferencë edhe mundet me tregu për një Kosovë të re”, ka thënë Sadiku.


