Lajme

Aksident në Fushë Kosovë, përfshihen tri vetura

08/25/2026 22:07
nga:G B

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, si dhe ekipi i ambulancës.

Ndërkaq, rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.