Milani ka zyrtarizuar largimin e Christopher Nkunkut, me sulmuesin francez që do të vazhdojë karrierën te RB Leipzig.
Nkunku është transferuar te klubi gjerman në formë huazimi deri më 30 qershor 2027, me Leipzigun që ka edhe opsionin për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.
Ky transferim shënon rikthimin e francezit në Leipzig, klub ku ai kishte kaluar periudhën më të suksesshme të karrierës së tij, përpara transferimit te Chelsea në vitin 2023.
Milani, përmes njoftimit zyrtar, e ka falënderuar Nkunkun për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së kaluar në “San Siro”, duke i uruar suksese në sezonin e ri.
/GazetaBlic Sport/


