Lajme

Aktakuza ndaj Shehollit: Plani i RDB-së serbe për rekrutimin e Albin Kurtit brenda burgjeve të Serbisë

08/25/2026 16:03
nga:G B

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Fatmir Shehollin i dyshuar për spiunazh, përmendet edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ndryshe nga interpretimi i eksponentëve të Vetëvendosjes se kinse bëhej fjalë për kritikët e qeverisjes së Kurtit, në aktakuzë flitet për krejt diçka tjetër. Sqarimi i përendjes së Kurtit, bëhet në faqen 58 të aktakuzës, ku në fakt flitet për misionin e RDB-së serbe për rekrutimin e Albin Kurtit, në kohën sa ai ishte në burgjet serbe.

“Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Sipas përmbajtjes së dokumentit, parashihej përdorimi i një burimi operativ me nofkën “Leptiri” për sigurimin e materialeve komprometuese, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj tij për bashkëpunim me RDB-në.” – thuhet aty.