Sporti

Historike për Drenicën, e fillon aventurën kualifikuese në Ligën e Kampionëve në futsall

08/25/2026 15:56
nga:Mergim Rreci

Ka nisur aventura e Drenica Futsal në raundin preliminar kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampionia e Kosovës po përballet me kampionen turke, Sakarya Karasu 1933, në ndeshjen e parë të Grupit D të raundit paraeliminues, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica kërkon ta nisë me rezultat pozitiv debutimin e saj në garat evropiane, ndërsa përballë ka një kundërshtar të fortë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Ujpest dhe Murata.

Të besuarit e Drenicës synojnë një paraqitje të madhe dhe një rezultat që do t’i hapte rrugë objektivit për të kaluar në raundin tjetër.

/GazetaBlic Sport/