Lajme

Aleancës i bashkohet njëri ndër asambleistët më të votuar në Prishtinë, Betim Abdullahu

08/25/2026 15:37
nga:G B

Aleancës nga sot i është bashkuar asambleisti i Komunës së Prishtinës, Betim Abdullahu, bëri të ditur kryetari i Aleancës, Ardian Gjini.

Gjini ka thënë se Abdullahu sjell në Aleancë një përvojë të gjatë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, me mbi 10 vjet angazhim në institucionet lokale të kryeqytetit dhe së fundmi si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“E falënderoj Betimin për besimin dhe vendimin për t’iu bashkuar Aleancës. Angazhimi i Betimit dhe i profesionistëve të tjerë në Aleancë na jep forcë për të shtyrë përpara procese të rëndësishme”, ka shkruar Gjini.

Kryetari i Aleancës ka vlerësuar edhe punën e kryetarit të Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, për angazhimin e vazhdueshëm në fuqizimin e Degës dhe organizimin e strukturave të Aleancës në kryeqytet.

“Mirë se vjen në Aleancë, Betim!”, ka përfunduar Gjini.

Abdullahu së fundi ishte kandidat nga Lista e Lidhjes së Prishtinës, ku doli kandidati me më së shumti vota i asaj liste.