Lajme

Vdekja e Eqrem Kryeziut, Sabri Hamiti: Dhimbje e madhe për mikun e moçëm, është kalorës i pavarësisë së Kosovës

08/25/2026 15:18
nga:G B

Ish-deputeti i LDK’së dhe publicisti, Sabri Hamiti, ka reaguar për vdekjen e Eqrem Kryeziut. Hamiti ka thënë se lajmin për vdekjen e mikut të tij të vjetër e ka marrë me shumë dhimbje, duke e cilësuar Kryeziun si një prej kalorësve të pavarësisë së Kosovës.

“Dhimbje e madhe për mikun e moçëm, Eqrem Kryeziun.Eqrem Kryeziu është kalorës i pavarësisë së kosovës. E ka studiuar metafizikën e Naim Frashërit, poetikën e Zef Skiroit dhe e ka adhuruar Ernest Koliqin”, ka shkruar Hamiti.