Lajme

Ra nga kati i gjashtë i banesës, e mitura nga Peja në gjendje të rëndë

08/25/2026 13:43
nga:L J

E mitura e cila ra nga kati i gjashtë i një banese në Pejë, është në gjendje të rëndë dhe jostabile.

Drejtori i Emergjencës së Prishtinës, Naser Syla, tha se e njëjta është trajtuar në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë.

Ai shtoi se pacientja është transferuar në Intensivë të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtutjeshëm.