Sporti

Ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe interesohet për Asllanin

08/25/2026 13:36
nga:L J

Kristjan Asllani duket se e ka të sigurt largimin nga Inter, por ende nuk dihet destinacioni i ri. Së fundmi është përfolur emri i Monzës, por eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio ka “hapur” tjetër pistë.

Sipas gazetarit në fjalë, është klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Jazira FC, që ka kërkuar më tepër informacion për një transferim të mundshëm të 24-vjeçarit. Raportohet se Al Jazira ka hapur negociatat me Inter dhe transferimi ka gjasa të ndodhë.

Tashmë pritet edhe “drita jeshile” nga vetë elbasanasi, i cili ka refuzuar disa oferta së fundmi. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Asllani luajti në huazim te Torino dhe Besiktas.