Lajme

Mustafa, VV’së: A mungojnë votat, apo mungon guximi për të marrë përgjegjësinë?

08/25/2026 13:03
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar sërish për situatën politike në vend, duke kërkuar që të tejkalohet ngërçi institucional.

Ai ka vënë në pikëpyetje nëse pengesa për formimin e institucioneve lidhet me mungesën e votave apo me mungesën e guximit politik për të marrë përgjegjësi.

Mustafa ka theksuar se VV-ja ka pasur vota të mjaftueshme në Kuvend për të ndërtuar institucionet dhe ka kërkuar vendimmarrje, duke përsëritur mesazhin e tij: “Kosova ka nevojë për vendim, jo për zvarritje.”