Sporti

Musiala do të humbasë ndeshjen hapëse të Bayernit në Bundesligë pas incidenteve të fundit

08/25/2026 12:16
nga:L J

Futbollisti gjerman Jamal Musiala do të mungojë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës të Bayern Munich kundër Stuttgart të premten për shkak të dëmtimeve të fundit.

Mesfushori 23-vjeçar mungoi gjithashtu në Superkupën e javës së kaluar, në të cilën Bayern mposhti Borussia Dortmundin 2-1. Ai pritet të kthehet në stërvitjen e ekipit më vonë këtë javë.

Musiala u rrëzua në fushë dy herë brenda tre ditësh.  Menaxhmenti i klubit kishte më shumë se një vit që dinte për problemet e tij neurologjike.

Lojtari gjerman tha në rrjetet sociale, pasi u rrëzua për herë të dytë në miqësoren e së martës kundër Heidenheim, se ishte diagnostikuar me “kriza të shkaktuara nga mosfunksionimi neurologjik”. Ai shtoi se nuk kishte “asnjë rrezik të mëtejshëm për shëndetin” dhe se kishte ndërmend të luante si më parë.

/GazetaBlic Sport