Lajme

Gara shpejtësie në Gjakovë, Policia ndalon dy raste

08/25/2026 10:50
nga:L J

Policia e Kosovës ka intervenuar në dy raste të ndara në Gjakovë, ku janë identifikuar gara të shpejtësisë brenda qytetit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në rrugën “Martirët Qerkezi” janë identifikuar dy motoçikleta duke zhvilluar gara shpejtësie, ndërsa në rrugën “Gaspër Karaqi” janë hasur dy automjete duke kryer gara të ngjashme.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka ndaluar këto veprime, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë shqiptuar gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme, duke theksuar se garat e shpejtësisë mund të rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.