Lajme

Për 24 orë: 32 aksidente me të lënduar, mbi 2 mijë tiketa dhe 18 arrestime

08/25/2026 10:38
nga:L J

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, janë regjistruar 32 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 40 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,209 tiketa trafiku.

Po ashtu, policia ka arrestuar 18 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje.

Në statistikë nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa nuk figuron asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.