Punëtori i Trainkos, Asdren Ademi, ka treguar se si kishte siguruar informacionin lidhur me vagonët e kësaj ndërmarrjeje që ishin dërguar për riparim në Serbi.
Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Ademi tha se informacionin fillimisht e kishte marrë nga disa kolegë, ndërsa më pas kishte hulumtuar më tej.
“E mora nga disa kolegë informacionin edhe hulumtova pak më shumë. E gjeta edhe raportin që tani që janë kanë në Serbi”, tha Ademi.
Sipas tij, dokumentet nuk përmbanin diçka sekrete dhe procedura ishte zhvilluar përmes prokurimit publik.
“Edhe pse nuk ka qenë që kanë diçka sekrete, ka qenë përmes prokurimit të Kosovës, gjithçka transparente, por i kanë mshef”, deklaroi Ademi.


