Lajme

Shtatori në Spille, një alternativë për pushime të qeta: Blu Mare Resort ofron qëndrime me 64 euro

08/24/2026 12:07
nga:Genita C

Me përfundimin e sezonit të ngarkuar veror, muaji shtator po shihet gjithnjë e më shumë si një nga periudhat më të përshtatshme për të shijuar bregdetin shqiptar në një atmosferë më të qetë.

Në këtë kuadër, Blu Mare Resort në Spillevjen me një ofertë prej 64 eurosh, duke synuar pushuesit që dëshirojnë të shijojnë detin dhe ditët e ngrohta të shtatorit, larg fluksit të madh të muajve të pikut të sezonit.

Shtatori njihet për temperaturat më të buta, më pak trafik dhe një ritëm më të qetë në zonat turistike bregdetare. Për shumë pushues, kjo periudhë është një mundësi për të kombinuar relaksin me një qëndrim më të rehatshëm pranë detit.

I pozicionuar në Spille, Blu Mare Resort synon të jetë një zgjedhje për familje, çifte dhe vizitorë që kërkojnë disa ditë pushimi në bregdet edhe pas përfundimit të sezonit të ngarkuar.

Oferta prej 64 eurosh e bën muajin shtator një mundësi për ata që ende nuk i kanë përfunduar pushimet verore, por edhe për ata që preferojnë një periudhë më të qetë për të vizituar bregdetin shqiptar.

Për informacione dhe rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë Blu Mare Resort në numrin: +355 69 301 1112

Me detin, ditët e ngrohta dhe atmosferën më të qetë të shtatorit, bregdeti i Spillesë mbetet një alternativë për ata që duan ta zgjasin sezonin e pushimeve edhe gjatë muajit të parë të vjeshtës.