Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka nisur me epërsi përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Vajzat kosovare e kanë fituar setin e parë me rezultatin 30-28, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores në këtë përballje të Grupit B.
Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores bindëse 3-0 ndaj Algjerisë, sukses që ishte fitorja e parë e volejbollit kosovar në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
Ndeshja mdaj Maqedonisë së Veriut po zhvillohet në PalaMazzola.
/GazetaBlic Sport


