Etnik Brruti është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci, pas një paraqitjeje fantastike ndaj Osijekut.
Futbollisti kosovar e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe arriti të lërë gjurmë menjëherë, duke shënuar një gol në fitoren bindëse 4:0.
Brruti zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke treguar cilësitë e tij dhe duke fituar vlerësimin e SofaScore, që e përfshinë atë në formacionin e javës.
Futbollisti kosovar duket se po e gjen veten në Kroaci dhe synon të vazhdojë me paraqitje të tilla.
/GazetaBlic Sport


