Lajme

Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion

08/23/2026 14:34
nga:Genita C

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident gjatë kryerjes së detyrës, raporton GazetaBlic.

Haxhiu e ka cilësuar vdekjen e Kryeziut si humbje të rëndë për familjen dhe Policinë e Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në komunikacion.

Ajo ka shprehur solidaritet me familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën policin Kryeziu.