Lajme

Burim Ramadani: Kosova nuk është pronë e pushtetit uzurpues, mjaft me terr, mjaft me bllokadë

08/23/2026 12:34
nga:Genita C

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke akuzuar pushtetin se Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për blerje të energjisë elektrike, raporton GazetaBlic.

Ai ka ngritur dyshime për përfitime nga importi i energjisë, ndërsa ka kritikuar edhe bllokimin e institucioneve, duke thënë se qytetarët po paguajnë çmimin e krizës politike.