Lajme

Rrahmani për Qeverinë Kurti: Bizneset, prodhuesit dhe bujqit heshtin, sepse kanë frikë nga hakmarrja e pushtetit

08/23/2026 10:35
nga:Genita C

Deputeti Eman Rrahmani ka kritikuar ashpër pushtetin, duke deklaruar se Kosova, që nga zgjedhjet e shkurtit 2025, ka kaluar në “autoritarizëm të plotë”.

Rrahmani ka thënë se politikat e pushtetit po godasin bizneset, prodhuesit vendorë dhe bujqit, ndërsa sipas tij, frika nga hakmarrja politike ka bërë që nëpunësit, bizneset dhe fermerët të heshtin për problemet me të cilat përballen.

E plotë:

Kosova, që nga zgjedhjet e shkurtit 2025, ka kaluar në autoritarizëm të plotë. Ky pushtet tashmë ka filluar me politika dhe veprime konkrete që godasin bizneset, prodhuesit vendorë, bujqit dhe secilin që ka pavarësi ekonomike e politike.

Sot, si kurrë më parë, nëpunësit kanë frikë të flasin për problemet e tyre. Bizneset, prodhuesit dhe bujqit heshtin, sepse kanë frikë nga hakmarrja e
pushtetit.