Ballkani ka triumfuar 2-1 ndaj Vushtrrisë. Skuadra nga Suhareka siguroi fitoren falë golave të Giovanni-t dhe Berishës.
Vushtrria arriti të reagojë në minutat e fundit, kur Shurdhiqi realizoi dhe ngushtoi rezultatin në 2-1. Megjithatë, goli erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e takimit.
Me këtë fitore, Ballkani merr pikët e para në edicionin e ri të Superligës së Kosovës, ndërsa Vushtrria mbetet pa pikë.
/GazetaBlic Sport/


