Sporti

Gol i ‘çmendur’ në Angli, Ballard çmend tifozët me një finalizim spektakolar

08/22/2026 17:06
nga:Mergim Rreci

Dom Ballard realizoi një nga golat më të bukur të javës në Championship, duke lënë të gjithë të mahnitur me një finalizim spektakolar.

Sulmuesi anglez shfrytëzoi krosimin e Rio Cardines dhe, me shpinë nga porta, realizoi me një prekje fantastike me thembër, duke e dërguar topin në rrjetë.

Goli erdhi në minutën e 85-të dhe i dha për momentin epërsinë skuadrës së tij. Një finalizim i jashtëzakonshëm që menjëherë u cilësua si kandidat për “Golin e Sezonit”, duke e bërë Ballard protagonistin absolut të momentit.

Ja pamjet – VIDEO.

/GazetaBlic Sport/