Alejandro Balde mund të jetë pranë një largimi të bujshëm nga Barcelona.
Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi spanjoll ka diskutuar të ardhmen e tij me agjentin Jorge Mendes, ndërsa Manchester United ka shfaqur interes për transferimin e tij.
Situata është komplikuar pas rikthimit të Joao Cancelos te Barcelona, gjë që ka rritur konkurrencën për krahun e majtë.
Mendes po punon për të ardhmen e Baldes, ndërsa Barcelona duket e gatshme të shqyrtojë një largim nëse vjen oferta e duhur.
Trajneri Hansi Flick ka lënë të hapur mundësinë e largimit të Baldes para mbylljes së merkatos, duke e bërë situatën një nga çështjet më interesante të ditëve të fundit të afatit kalimtar.
/GazetaBlic Sport/


