Sporti

Alejandro Balde i ofrohet Milanit

08/21/2026 23:39
nga:Mergim Rreci

Agjenti i njohur Jorge Mendes i ka ofruar Milanit mundësinë për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde.

Megjithatë, klubi italian nuk ka ndërmend të bëjë një transferim të përmasave të tilla në këtë moment.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Milani nuk është i interesuar të avancojë për një marrëveshje kaq të madhe aktualisht.

Kështu, pavarësisht se emri i Baldes është vendosur në tavolinën e Milanit, për momentin nuk ka sinjale për një transferim drejt “San Siros”.

/GazetaBlic Sport/