Interi ka zyrtarizuar transferimin e Curtis Jones nga Liverpooli, duke përforcuar mesfushën me një nga talentet anglez më të spikatur.
Jones, 25-vjeçar, i jep fund një lidhjeje 16-vjeçare me Liverpoolin, klub ku u rrit që nga akademia dhe zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Transferimi te Interi është realizuar për një paketë prej rreth 35 milionë eurosh, me 30 milionë euro të garantuara dhe 5 milionë në formën e bonuseve. Marrëveshja përfshin gjithashtu 10% të një shitjeje të ardhshme.
Mesfushori ka kaluar testet mjekësore në Milano dhe është gati të nisë aventurën e re në Serie A.
Pas eksperiencës së gjatë në Anfield, Curtis Jones tashmë hap një kapitull të ri në karrierë dhe do të jetë pjesë e projektit të Interit në sezonin 2026/27.
/GazetaBlic Sport/


