Sporti

Drenica i mohon fitoren Malishevës në fund, merr një pikë të madhe në ‘Liman Gegaj’

08/21/2026 18:25
nga:Mergim Rreci

Malisheva dhe Drenica kanë barazuar 1-1 në një ndeshje dramatike, ku rezultati u ndryshua në fund të takimit.

Malisheva kishte kaluar në epërsi me golin e Xhemail Ibishit, duke qenë pranë fitores së dytë radhazi në edicionin e ri.

Megjithatë, Drenica nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin në fund të ndeshjes, duke i mohuar Malishevës tri pikët, me golin e realizuar nga Geci.

Kështu, të dyja skuadrat detyrohen të kënaqen me nga një pikë pas një sfide të luftuar deri në sekondat e fundit.

/GazetaBlic Sport/