Ka nisur puna për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, ndërsa sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për këtë proces, raporton GazetaBlic.
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se plani do të përcaktojë drejtimet afatgjata të zhvillimit hapësinor të Kosovës, përfshirë qytetet, infrastrukturën, zonat e banimit, ekonominë dhe hapësirat e gjelbra.
Sipas Pacollit, dokumenti strategjik synon zhvillim më të planifikuar dhe të qëndrueshëm, si dhe përdorim më të mirë të territorit dhe pasurive natyrore të vendit.
Procesi udhëhiqet nga Ministria për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, në bashkëpunim me Grupin Punues Ndërministror dhe institucionet relevante, me mbështetje nga Gjermania dhe Zvicra përmes GIZ Kosova.


