Lajme

Kontrollet ndaj mjeteve të rënda, shqiptohen mbi 14 mijë euro gjoba

08/21/2026 17:00
nga:L J

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kontrollet ndaj mjeteve të rënda po vazhdojnë në të gjithë vendin.

Sipas tij, gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda.

Në 30 raste janë evidentuar tejkalime të peshës së lejuar, prej të cilave 11 nga persona fizikë dhe 19 nga persona juridikë. Për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14 mijë e 910 euro.

Basha ka thënë se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, pasi tejkalimi i peshës së lejuar dëmton rrugët, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe shkakton kosto shtesë për shtetin.

Ai u ka bërë thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore.