Arsenal ka zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me Atlético Madrid për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, në një lëvizje që mund të ndezë merkaton.
Sipas raportimeve, klubet kanë komunikuar lidhur me mundësinë e një transferimi të Alvarez te “Topçinjtë”. Megjithatë, deri më tani, vetë lojtari nuk ka hyrë në negociata me Arsenalin.
Tashmë, gjithçka varet nga qëndrimi i sulmuesit 26-vjeçar. Arsenal duhet të shohë nëse Alvarez është i gatshëm t’i hapë derën një transferimi në Premier League dhe të nisë bisedimet për kushtet personale.
Alvarez mbetet një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë dhe interesi i Arsenalit tregon qartë ambiciet e klubit për të forcuar repartin ofensiv.
/GazetaBlic Sport/


