Pritje dhe kolona janë krijuar pasditen e së premtes në disa pika kufitare të Kosovës, kryesisht në dalje nga vendi.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara më 21 gusht në ora 15:08, pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Në Merdarë, qytetarët po presin 50 deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona arrin në rreth 500 metra.
Te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje arrijnë deri në 60 minuta, po ashtu me kolonë rreth 500 metra. Në hyrje, pritjet janë 10 deri në 15 minuta.
Në Jarinjë dhe Mutivodë pritjet në dalje janë 25 deri në 30 minuta, ndërsa kolonat arrijnë në rreth 200 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht variojnë nga tri deri në pesë minuta, pa kolona të raportuara.



