Lajme

Muharremi kërkon transparencë dhe hetim të pavarur pas tre vdekjeve në KEK

08/20/2026 16:18
nga:Genita C

Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësime për tre vdekjet e punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) brenda rreth 40 ditësh, raporton GazetaBlic.

Ai e ka cilësuar situatën si krejtësisht jo normale dhe ka kërkuar transparencë të plotë, hetime të pavarura dhe llogaridhënie.

Muharremi ka ngritur pyetje edhe për respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe nëse presioni për shkak të krizës energjetike mund të jetë duke rrezikuar punëtorët.