Lajme

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, me asamblistë dhe drejtorë nga Vushtrria, bllokojnë hyrjen e Qeverisë

08/20/2026 08:14
nga:G B

Deputetët e PDK-së e kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë, raporyon Gazeta Blic.

Atyre sot iu janë bashkuar edhe deputetët e Aleancës, dhe asamblistë dhe drejtorë nga Vushtrria.

Postimi i plotë:

Edhe sot, bashkë me asamblistë dhe drejtorë nga Komuna e Vushtrrisë, jemi para Qeverisë me një kërkesë të qartë:

Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesat e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake.

Të presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!