Lajme

“Fort të mbrapshtë janë…”, Behrami i PDK-së kritikon VV-në për qëndrimin ndaj EULEX-it dhe Speciales

08/19/2026 20:52
nga:Genita C

Artan Behrami i PDK-së ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin e saj ndaj misioneve evropiane dhe Gjykatës Speciale, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se VV-ja dikur ishte kundër misioneve evropiane për shtetndërtim, ndërsa tani, sipas tij, i mbështet ato në raport me Gjykatën Speciale.

“Fort bre të mbrapshtë janë”, ka shkruar Behrami.