Lajme

Molliqaj kritikon LDK-në: “Është në shërbim të Albin Kurtit”

08/19/2026 19:13
nga:Genita C

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se kjo parti nuk është më as parti dhe as opozitë, raporton GazetaBlic.

Përmes një deklarate, Molliqaj ka pretenduar se LDK-ja është e kapur nga, siç e quan ai, “grupi i interesit të kryetarit të saj” dhe se vepron në shërbim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.