Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar në Kamenicë veprimtarin e çështjes kombëtare, Metush Krasniqi, në 100-vjetorin e lindjes së tij, raporton GazetaBlic.
Kurti vlerësoi kontributin e Krasniqit për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë, krahas Adem Demaçit, si një nga figurat më të rëndësishme të veprimtarisë politike shqiptare në ish-Jugosllavi.
Ai theksoi se Krasniqi kaloi vite në burgje për shkak të bindjeve dhe angazhimit të tij politik.
Në fund, Kurti shprehu nderimin për Krasniqin dhe për të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:


