Sporti

Manchester United pranë transferimit të Carlos Balebas, përgatitet oferta e re mbi 75 milionë euro

08/19/2026 12:15
nga:Mergim Rreci

Manchester United është duke bërë hapa konkretë për transferimin e Carlos Balebas nga Brighton, me marrëveshjen mes palëve që është shumë afër.

Sipas gazetarit të “The Athletic”, David Ornstein, Manchester United ka dërguar një ofertë zyrtare te Brighton këtë mëngjes, me vlerë mbi 75 milionë euro në total. Oferta fillestare është refuzuar nga klubi anglez, por negociatat kanë vazhduar dhe palët po punojnë për të gjetur një marrëveshje.

Manchester United pritet të përgatisë një propozim të ri në përpjekje për ta mbyllur transferimin brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Carlos Baleba është një nga objektivat kryesorë të “Djajve të Kuq” për mesfushën dhe drejtuesit e klubit duket se janë të vendosur ta sjellin kamerunasin në “Old Trafford”.

Nëse marrëveshja arrihet, Baleba do të bëhej një nga afrimet më të rëndësishme të Manchester United në këtë merkato, ndërsa klubi vazhdon të investojë për forcimin e skuadrës.

/GazetaBlic Sport/