Sporti

Bicaj “godet” Zhegrovën: Talenti nuk mjafton, duhet të ketë këmbët në tokë

08/19/2026 11:29
nga:Mergim Rreci

Ish-futbollisti shqiptar, Ditmar Bicaj, ka komentuar situatën rreth Edon Zhegrovës, duke e vlerësuar talentin e futbollistit kosovar, por duke kritikuar sjelljen e tij jashtë fushës.

Bicaj është shprehur se Zhegrova duhet të jetë më i përmbajtur dhe të ketë më shumë respekt në deklaratat e tij, veçanërisht pas fjalëve të thëna për Altin Lalën.

“Zoti nuk t’i fal të gjitha. Të fal talentin, por nuk të fal mendjen e kokës. Zhegrova është futbollist i mirë, por duhet të jetë me këmbë në tokë. Nuk më ka ardhur mirë që ka folur në atë mënyrë për Altin Lalën”, deklaroi Bicaj.

Ai gjithashtu ka dhënë një parashikim të fortë për aventurën e Zhegrovës te Juventusi, duke dyshuar se kosovari do të ketë një sezon të suksesshëm.

“Jam i bindur që nuk do të bëjë aspak sezon të mirë te Juventusi, njëjtë si ai i sezonit të kaluar”, u shpreh Bicaj.

/GazetaBlic Sport/