Lajme

Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në Palbardh, FSK-ja kryen deminimin

08/19/2026 10:03
nga:G B

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur më 17 gusht në fshatin Palbardh të Gjakovës.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vendin e rastit ka dalë njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Njësiti i FSK-së ka bërë deminimin e mjetit pa ndonjë incident.