Lajme

Zemaj kritikon Kurtin: Një president me vlera nuk do ta lejonte një Albin të tillë

08/18/2026 21:24
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Albin Kurtit për zgjedhjen e një presidenti me vlera, kontribute dhe merita, raporton GazetaBlic.

Zemaj ka kritikuar Kurtin për situatën institucionale në vend, duke thënë se një president i tillë “nuk do ta lejonte një Albin të tillë”.

“Qysh po i bie kjo tash, derisa vendi po mbahet pa institucione funksionale dhe në mospërputhje me Kushtetutën”, ka shkruar Zemaj.