Lajme

Haxhiu nis takimet për Presidentin, të pranishëm Kurti, Kusari-Lila dhe Gërvalla

08/18/2026 09:20
nga:L J

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur takimin konsultativ me liderët e partive politike lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në takim po marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Donika Gërvalla dhe Mimoza Kusari-Lila.

Takimi është thirrur në kuadër të konsultimeve politike për zhvillimet e fundit institucionale dhe çështjen e Presidentit.

Ftesës së Haxhiut nuk i janë përgjigjur përfaqësues nga opozita.