Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë detaje për kontratën trevjeçare me JSC ESM për shitjen e qymyrit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik mes dy vendeve.
Sipas KEK-ut, vlera e kontratës, “bazuar në sasinë e paraparë, mund të arrijë deri në 73.2 milionë euro”, ndërsa çmimi është përcaktuar në 24.4 euro për ton, pa TVSH, dhe mbetet i pandryshuar për 36 muaj.
KEK thekson se blerësi do të mbulojë shpenzimet për eskavimin, transportin dhe logjistikën e qymyrit. Korporata thotë se të hyrat nga kjo marrëveshje do të përdoren për mbulimin e kostove dhe investimet në modernizimin e kapaciteteve minerare.


