Sporti

Raphinha është kapiteni i ri i Barcelonës

08/17/2026 20:01
nga:Genita C

Ylli brazilian, Raphinha ka marrë një epitet të ri te klubi i tij, Barcelona.

Kjo për shkak se ai është emëruar kapiteni i ri i klubit blaugrana, me trajnerin Hansi Flick që i dha besimin atij pas largimeve të Ronald Araujos dhe Marc-Andre Ter Stegenit.

Raphinha, kështu hyri edhe në histori duke u bërë braziliani i parë që bëhet kapiten kryesor te Barcelona.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni ata do ta mbajnë ndaj Elches, që zhvillohet këtë të diel.