Lajme

PDK i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës

08/17/2026 13:05
nga:G B

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish kryesuesit Avni Dehari, për vazhdimin e seancës konstituive ditën e martë, më 18 gusht, me fillim nga ora 11:00, raporton Gazeta Blic.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në letrën që ka siguruar Gazeta Blic.