Sporti

Tri gola për 25 minuta në ndeshjen Prishtina vs Ballkani

08/16/2026 19:35
nga:Genita C

Janë shënuar tri gola në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, e vlefshme për javën e parë në Superligë.

Vendasit e nisën frikshëm, me dy gola të shpejt.

Albin Krasniqi shënoi dy herë. Një në minutën e 10’të dhe tjetrin në minutën e 18’të.

Kurse për Ballkanin golin e shënoi sulmuesi, Valentin Serebe.

Sulmuesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 24’të..